Peleshi: Vendim i dhimbshëm për Kosovën dhe historinë kombëtare
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me diskutime rreth vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me diskutime rreth vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Paraprakisht në këtë seancë, deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar me stemën e UÇK-së të vendosur në kostumet e tyre.
Kryeparlamentari Niko Peleshi u shpreh në fjalën e tij hapëse se ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë dhe kujtesën kombëtare. Ai bëri të ditur se Kuvendi do të përcjellë një deklaratë të përbashkët dhe se Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e saj.


Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim.
Burimet: RajoniPress (Gazete Rajonale Online); Epoka e Re; Koha.net; Gazeta Dukagjini; Sinjali (klaster 6 outlets).