Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hoxhaj: Specialja është arsyeja e mosanëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti i PDK-së kërkon nisjen e një mocioni në Kuvend lidhur me raportin e Dick Martyt dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova nuk e ka përmbyllur procesin e anëtarësimit në Këshillin Evropian për shkak të Gjykatës Speciale.

Hoxhaj: Specialja është arsyeja e mosanëtarësimit të Kosovës në KiE
Foto: epokaere.com

Hoxhaj ka kërkuar nga Kuvendi dhe grupet parlamentare që të nisin një mocion për Këshillin e Evropës. Ai theksoi se për këtë mocion duhen vetëm 20 nënshkrime nga 5-6 vende dhe se ai duhet të ndërtohet mbi verifikimin e burimeve dhe sqarimin e metodologjisë së raportit të Dick Martyt.

«Në prill të vitit 2008, Këshilli i Evropës e nisi një mocion për ta hartuar raportin e Dick Martyt. Në dhjetor të vitit 2010, dhe në janar të vitit 2011, ky mocion u shndërrua në një raport me pretendime për trafikim të organeve. Ky mocion dhe ky raport ka qenë pjesa më komplekse, më goditëse e luftës hibride ruse kundër Pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës», u shpreh Hoxhaj nga foltorja e Kuvendit.

Ai shtoi se është i bindur se arsyeja pse Kosova para dy vitesh nuk e ka përmbyllur procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës nuk ka qenë asociacioni i komunave, por çështja e ndërlidhur me Gjykatën Speciale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →