Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 15:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë SHQ

Parashikimi i votave të 1.9 milionë banorëve për zgjedhjet bashkiake

Sondazhi i Eduard Zaloshnjës tregon se si pritet të ndahen votat e zgjedhësve me banim në Shqipëri në zgjedhjet bashkiake.

Redaksia ZHURMA 14:04 Përditësuar 14:08 1 min lexim
Foto: Eduard Zaloshnja / JavaNews
FOTO · Foto: Eduard Zaloshnja / JavaNews Arkivi ZHURMA

Në zgjedhjet bashkiake, sipas Kodit Zgjedhor, votojnë vetëm 1.9 milionë zgjedhësit me banim në Shqipëri. Një sondazh i kryer nga Eduard Zaloshnja ofron një bazë paraprake statistikore për të parashikuar se kujt kanë gjasa t’ia japin votën 1.9 milionë banorët e rritur të këtushëm, pavarësisht ndryshimit të kufijve bashkiakë.

Sondazhi u zhvillua duke shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme, proporcionalisht nga Vermoshi në Konispol. Duke ndërthurur përgjigjet e 1239 të anketuarve, rezultatet statistikore me përafërsi tregojnë se rreth 660 mijë banorë të rritur janë të vendosur të votojnë qysh sot për kryebashkiakë socialistë, rreth 330 mijë janë të vendosur ta japin votën për kryebashkiakë opozitarë, rreth 205 mijë janë të dyzuar, dhe rreth 705 mijë s’duan të votojnë fare.

Burimet: JavaNews (klaster 1 outlets).

Komentet