Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Paralajmërohet formimi i një partie të re politike shqiptare në Mal të Zi

Një vit para zgjedhjeve të reja në Mal të Zi, paralajmërohet formimi i një subjekti të ri politik shqiptar nga Selman Axhoviq.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një vit para zgjedhjeve të reja në Mal të Zi, është paralajmëruar formimi i një partie të re politike shqiptare, e cila do të udhëhiqet nga Selman Axhoviq. Sipas një njoftimi të publikuar nga faqja zyrtare e Organizatës jofitimprurëse “Moje seher Tuzi”, ky subjekt i ri synon t’i ofrojë Tuzit një vizion ndryshe për të ardhmen.

Paralajmërohet formimi i një partie të re politike shqiptare në Mal të Zi
Foto: tetovasot.com

Ky zhvillim vjen ndërkohë që skena politike e shqiptarëve në Mal të Zi, që nga fillimet e pluralizmit politik në vitin 1990 me Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, është karakterizuar nga shfaqja e vazhdueshme e partive, listave dhe subjekteve të reja para çdo cikli zgjedhor, duke arritur në periudha të ndryshme një numër deri në rreth 15 subjekte politike.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme