Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Paraburgim prej një muaji për tre të dyshuar për krim të organizuar

Gjykata në <a href="/prishtina/">Prishtinë</a> caktoi masën e paraburgimit për tre persona të dyshuar për katër vepra penale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre persona me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z., pasi ekziston dyshimi se janë përfshirë në katër vepra penale. Vendimi është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e kësaj mase sigurie.

Paraburgim prej një muaji për tre të dyshuar për krim të organizuar
Foto: klankosova.tv

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit ngarkohen me veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, mashtrimit, hyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike, si dhe mashtrimit kompjuterik. Trupi gjykues ka arsyetuar marrjen e këtij vendimi duke vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së të dyshuarve, mundësia e ndikimit te dëshmitarët dhe provat, si dhe rreziku i përsëritjes apo kryerjes së veprave të ja tjera penale. Ndaj këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme