Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
17:04 Ambasada e Kosovës në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së16:53 Vëllezërit Eftimi paraqiten në SPAK për vilat në Palasë16:49 SHBA vendos sisteme në orbitë, Kina dhe Rusia kërkojnë çmilitarizimin16:44 Grenell kërkon nga Kurti zhbërjen e Gjykatës Speciale pas dënimit të Thaçit16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë16:33 Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash16:18 Mario Mitaj luan si titullar te Genoa në Kupën e Italisë16:09 SHBA-ja bën thirrje për pranimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:58 Thirrje për bojkotim të EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale15:54 Bebe Rexha flet për vizitat e fëmijërisë dhe dasmat në Maqedoni
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa KOS

Panairi i 18-të i librit në Prizren bën bashkë botuesit shqiptarë

Shtëpi botuese dhe shkrimtarë nga mbarë trevat shqiptare marrin pjesë

Redaksia ZHURMA 23:07 1 min lexim
Panairi i 18-të i librit në Prizren bën bashkë botuesit shqiptarë
FOTO · Ilustrim · Vintage books and autumn decor create a cozy atmosphere for reading in a rustic setting (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRIZREN — Në organizimin e Institutit për Kulturë dhe Kërkime Sociale në Prizren, po mbahet edicioni i 18-të i Panairit të Librit, ku po marrin pjesë shtëpi botuese dhe shkrimtarë nga mbarë trevat shqiptare. Pavarësisht evoluimit të kohës, kur njohuritë mund të merren në mënyra të ndryshme digjitale, libri mbetet i pazëvendësueshëm për të gjithë.

Në edicionin e 18-të të panairit të librit që po mbahet në Prizren nuk kanë munguar lexues të gjeneratave të ndryshme. Më fanatikët janë ata të moshës madhore, të cilët burimin kryesor të dijes e kanë librin e shkruar.

"Më së shumti, mua më pëlqyen disa libra, posaçërisht ato me tregime historike ose aventuristike", tha Gani Sunduri, qytetar. Shtëpi të ndryshme botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë munduar t'u sjellin lexuesve prizrenas tituj të rinj librash, për të cilët thonë se kanë zgjuar interesim mjaft të madh.

"Dua me zemër t’i falënderoj shqiptarët kudo që janë dhe, në mënyrë të veçantë, sot që ndodhemi këtu në Prizren, për këtë ndjeshmëri të madhe që kanë ndaj Çamërisë. Çamëria është një plagë, është ajo plagë që rrjedh gjak nga shtati i kombit shqiptar edhe sot e kësaj dite", tha Arben Kondo, shkrimtar nga Çamëria.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet