Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
21:42 Rrëfimi i shqiptares nga Ulqini: nëna ia la shtëpinë gruas që kujdesej për të21:39 Dua Lipa thyen heshtjen pas verdiktit në Hagë me mesazhin 'Liria ka emër'21:28 Komuna paralajmëron pengesa në autobusët e Prishtinës gjatë protestës21:14 Vëllai i Thaçit pas dënimit: Vendimi nuk ia ka lëkundur besimin21:12 Hamza: Agresori ishte Serbia, viktima ishte Kosova21:04 Krasniqi falënderon shqiptarët, Ahmeti kërkon apel pas aktgjykimit në Hagë20:53 Sterkaj kërkon 10 mijë euro nga fituesja e BBV4, nis rruga ligjore20:48 Rasëll i dorëzohet Antonelit: Nuk jam në garë për titullin20:44 Zabërgja shënon e asistoi, FC Kharkiv kalon në Kupën e Ukrainës20:42 Policia e Gostivarit arreston burrin që përvëloi gruan me kafe
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Dronët mbikëqyrin punishtet nga 1 shtatori — 48 punëtorë humbën jetën

48 punonjës kanë humbur jetën në 19 muaj

Redaksia ZHURMA 23:14 Përditësuar 00:25 2 min lexim
Dronët mbikëqyrin punishtet nga 1 shtatori — 48 punëtorë humbën jetën
FOTO · Foto: Tower construction, Pristina, Kosovo June 2023 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Pas rastit tragjik të rrëzimit të vinçit në një vendpunishte ndërtimi në "Rrugën A" të kryeqytetit, Ministria e Punës ka vënë në funksion masa të reja shtesë, me qëllim të rritjes së sigurisë në punë. Nga 1 shtatori, në Kosovë inspektimet do të zhvillohen në mënyrë digjitale përmes përdorimit të dronëve në vendet e punës me rrezik të shtuar.

Kjo me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese dhe monitorimit më efikas të punës në terren. Ky hap, për të cilin ka paralajmëruar ministri në detyrë i Punës, Andin Hoti, synon zëvendësimin e proceseve manuale me procese automatike për parandalimin e aksidenteve fatale.

Çdo shkelje, gjobë ose procesverbal do të hidhet drejtpërdrejt në sistem, pa pasur mundësi manipulimi apo vonesash, duke rritur njëkohësisht edhe transparencën, edhe llogaridhënien. Koordinimi i ri ndërinstitucional synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si funksionon siguria në ndërtimtari, duke kaluar nga një model reagues pas tragjedive në një sistem automatik të parandalimit.

Shoqata e Ndërtimtarëve nënvizon se rritja e sigurisë në punë nuk mund të arrihet vetëm përmes ndëshkimeve financiare, duke kërkuar që qasja të fokusohet te vetëdijesimi dhe pezullimi i punimeve në rast të mosrespektimit të rregullave. "Në takimet me z. Hoti kemi kërkuar që, kur ka shkelje, të ndalen punimet. Nuk është e domosdoshme të gjobiten kompanitë, por të vetëdijësohen se deri në momentin kur plotësohen kushtet e sigurisë nuk duhet të vazhdojnë punën", tha Valon Vataj, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, OEK.

E sindikalistët e sektorit privat në vend kërkojnë me urgjencë më shumë përgjegjësi nga kompanitë ndërtuese, duke alarmuar se numri i vdekjeve në vendin e punës ka arritur në nivele kritike dhe shqetësuese. "Në radhë të parë janë kompanitë që nuk po e respektojnë Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Pastaj, nëse flasim për Inspektoratin, ata thonë se po punojnë, por shifrat po flasin krejt diçka tjetër dhe gjendja është shumë e keqe", tha Jusuf Azemi, kryetar i SPSP-së.

Ndonëse Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar zyrtarisht se do të iniciojë diskutime me institucionet përkatëse për të ndërtuar një mekanizëm të rregullt dhe të strukturuar të koordinimit dhe njoftimit, bilanci mbetet alarmant. Statistikat tregojnë se gjatë 19 muajve të fundit, 48 punonjës kanë humbur jetën në vendet e punës. Tridhjetë e dy raste janë evidentuar vitin e kaluar dhe 16 raste të tjera nga janari deri në korrik të këtij viti.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/632041/nga-shtatori-inspektime-digjitale-me-mbikeqyrje-nga-dronet/
— Redaksia ZHURMA

Komentet