Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Paga minimale në Kosovë nuk mbulon shpenzimet mujore të një të riu

Të dhënat e publikuara tregojnë një deficit mujor për të rinjtë në vend për shkak të shpenzimeve të larta.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Buletini Ekonomik ka publikuar të dhëna mbi gjendjen ekonomike, të ardhurat dhe shpenzimet e një të riu në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, paga minimale arrin në rreth 455 euro neto ose 500 euro bruto, ndërkohë që shpenzimet minimale llogariten mes 565 dhe 685 euro në muaj.

Paga minimale në Kosovë nuk mbulon shpenzimet mujore të një të riu
Foto: gazetablic.com

Kjo situatë krijon një deficit mujor që lëviz mes 110 dhe 230 euro. Në pasqyrën e shpenzimeve përfshihen zëra të ndryshëm buxhetorë, ku hyjnë qiraja, ushqimi, transporti, interneti, telefoni, rryma, uji, ngrohja, higjiena, produktet personale, veshmbathja dhe shpenzimet e paparashikuara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme