Guri: Ironike mburrja për mjekët e kthyer kur në Kosovë ka qindra të papunë
Deputeti i LDK-së i kundërvihet Kurtit me shifra për papunësinë e bluzave të bardha.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit në edicionin e katërt të ngjarjes «Swiss Medical School» deklaroi se gjatë vitit 2025 në vend janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar, duke e cilësuar këtë si «kthimi i trurit» kundër largimit të profesionistëve shëndetësorë. Ai shtoi se i mirëpret mjekët e kthyer dhe vlerësoi kontributin e atyre që veprojnë jashtë por kthehen për të ligjëruar e trajnuar ekipet vendase.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur të papranueshme krenohet me kthimin e mjekëve nga jashtë kur vendi përballet me papunësi të lartë të profesionistëve vendorë. «Çfarë ironie! Krenohet me mjekët që po kthehen, ndërsa s’ka punë për mjekët që janë këtu!», ka shkruar Guri, duke iu referuar të dhënave nga Oda e Mjekëve sipas të cilave në Kosovë numërohen 534 mjekë të papunë, ku 91 prej tyre janë specialistë.