Pacolli takon zyrtarët e Bangladeshit për marrëveshje mjedisore
Ministrja e Mjedisit zhvillon takim në kuadër të COP31 dhe paralajmëron vizitë bilaterale për nënshkrimin e marrëveshjes.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme. Takimi është mbajtur në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP31. Sipas njoftimit të saj, palët kanë diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mjedisit.
Fokusi i bisedimeve ka qenë te menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave, riciklimi i tekstilit, përballimi i ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimi i ekspertizës teknike. Gjatë këtij takimi, palët janë pajtuar për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale. Pas ftesës së pranuar nga ministrja e Shtetit për Politikë të Jashtme të Bangladeshit, ministrja Pacolli pritet të realizojë një vizitë zyrtare në këtë shtet, ku edhe do të konkretizohen fushat e bashkëpunimit dhe do të nënshkruhet dokumenti i dakordësuar.