Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

OVL-UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk e fshehin dështimin e prokurorisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj kërkesave të Prokurorisë së Specializuar për dënime me burgim në rastin e administrimit të drejtësisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi dënime me burgim për pesë të akuzuarit në rastin e administrimit të drejtësisë, ku për ish-presidentin Hashim Thaçi u kërkuan gjashtë vjet burgim. Për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliut u kërkuan nga tre vjet, ndërsa për Hajredin Kuçin prokuroria kërkoi nëntë muaj burgim.

OVL-UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk e fshehin dështimin e prokurorisë
Foto: botasot.info

Ndaj këtyre kërkesave ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila i cilësoj ato si të papritura për qasjen e deritanishme të prokurorisë. Sipas OVL-UÇK-së, kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme që ka ngritur akuza mbi materiale të kontestueshme, përfshirë materiale të ardhura nga Serbia.

Organizata theksoi se nuk pret rezultat pozitiv nga prokuroria, por beson se vendimi përfundimtar duhet të merret nga gjykatësit mbi bazën e ligjit dhe provave, duke shtuar se lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme.

Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme