Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Tri organizata kërkojnë forcim të politikave për ushqyerjen me gji në Kosovë

IEJL-PShS, AMC dhe PRAK e bazuan thirrjen te të dhënat e anketave MICS, në kuadër të Javës Botërore të Ushqyerit me Qumësht Gjiri.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Tri organizata — Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS), Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) — kanë bërë thirrje për forcimin e politikave dhe shërbimeve që mbështesin nënat dhe fëmijët, me rastin e Javës Botërore të të Ushqyerit me Qumësht Gjiri.

Tri organizata kërkojnë forcim të politikave për ushqyerjen me gji në Kosovë
Foto: Ilustrim · Universal Clinical Center of Kosovo - Emergency department (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Tema e këtij viti është "Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qëndrueshëm në jetë: Të forcojmë atë që funksionon". Në një komunikatë të përbashkët, organizatat prezantuan tregues kryesorë për ushqyerjen me gji në Kosovë, të bazuar në të dhënat e Anketave të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).

Sipas tyre, të dhënat tregojnë nevojën për veprime të koordinuara që të mbështetet fillimi i hershëm dhe vazhdimësia e ushqyerjes me gji te nënat dhe fëmijët në Kosovë.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme