"Odisea" e Nolanit arkëton 650 milionë dollarë — shitjet e Homerit rriten mbi 70%
Prodhimi arkëtoi mbi 650 milionë dollarë brenda dy javësh, me parashikime se mund ta kalojë një miliard dollarësh globalisht.
BOTË — Filmi "Odisea" i Christopher Nolanit po shndërrohet në fenomen kulturor, duke nxitur interes të madh për poemën antike të Homerit dhe për gjuhën greke. Prodhimi arkëtoi mbi 650 milionë dollarë brenda dy javësh. Parashikimet janë se mund ta kalojë shifrën prej një miliard dollarësh në arkat globale.
Shitjet e librit "Odisea" janë rritur ndjeshëm në disa vende botërore. Në Mbretërinë e Bashkuar, rritja arriti në 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në Shtetet e Bashkuara në 76 për qind që nga fillimi i vitit.
Interesimi u zgjerua edhe te gjuha dhe kultura greke. Sipas platformës Preply, kërkimet në internet për mësimin e greqishtes u rritën ndjeshëm pas premierës. Ekspertja Madeline Enos shpjegoi se greqishtja e lashtë u mundëson lexuesve të afrohen më shumë me tekstin origjinal të Homerit, ndërsa greqishtja moderne u ofron mundësi për ta njohur kulturën.
Megjithatë, jo të gjithë studiuesit e letërsisë klasike e pritën filmin me entuziazëm të barabartë. Përkthyesja Emily Wilson vlerësoi ndikimin kulturor të filmit, por kritikoi trajtimin e personazheve dhe mungesën e thellësisë emocionale të poemës. Pavarësisht kritikave, "Odisea" konsiderohet fenomen kulturor që riktheu vëmendjen e publikut te letërsia antike.
Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA