Irina Shayk nis romancë me yllin e NBA-së Devin Booker
Supermodelja ruse dhe basketbollisti amerikan po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku
NJU JORK — Supermodelja Irina Shayk duket se ka nisur një histori të re dashurie. Sipas raportimeve të mediave amerikane, modelja ruse po takohet me yllin e NBA-së, Devin Booker, ndërsa të dy po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.
Sipas revistës People, marrëdhënia mes Shayk dhe Booker është ende në fazat e para, por burime pranë tyre bëjnë me dije se mes tyre ka krijuar një afërsi të veçantë. Ata janë njohur përmes miqve të përbashkët disa muaj më parë dhe po shfrytëzojnë verën për të qenë sa më pranë njëri-tjetrit, përpara se basketbollisti të rikthehet në përgatitjet për sezonin e ri të NBA-së.
Burimet bëjnë të ditur se Irina pritet të jetë e pranishme edhe në disa nga ndeshjet e Booker, ndërsa interesi mes tyre duket të jetë i ndërsjellë. Dyshimet për romancën u shtuan pasi llogaria e njohur e thashethemeve Deuxmoi publikoi një foto të Devin Booker pranë një restoranti në East Hampton, duke raportuar se ai dhe Irina Shayk ishin parë së bashku në zonën e Hamptons.
Të dy kanë qenë më parë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tyre me emra të njohur. Irina Shayk ka pasur një marrëdhënie me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë. Më pas, emri i saj u lidh me Kanye West dhe Tom Brady. Nga ana tjetër, Devin Booker ka qenë në një lidhje me Kendall Jenner nga viti 2020 deri në vitin 2022.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA