Babai dhe foshnja tremuajshe gjenden të vdekur në Gjilan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një burrë dhe foshnja e tij janë gjetur pa jetë brenda një shtëpie.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Një burrë dhe një foshnje e gjinisë femërore, rreth tre muajshe, janë gjetur të vdekur brenda një shtëpie në fshatin Demiraj të Gjilanit. Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë vdekje ende mbeten të panjohura për opinionin publik, ndërkohë që njësitë policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet e nevojshme. Gazetarët kanë dërguar pyetje zyrtare në polici për të kuptuar më shumë detaje rreth rastit, por deri në publikimin e raporteve të para nuk ka pasur përgjigje zyrtare.