Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me 2021
Kryeministri thotë se eksporti ka shënuar rritje katër herë më të shpejtë se importi dhe përmend synimet përmes Planit Një Miliard Euro.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se eksporti i Kosovës ka shënuar rritje prej 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021, ndërsa ka theksuar se kjo rritje është katër herë më e shpejtë se ajo e importit. Gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të platformës «Data4Breakfast», ai ka diskutuar me përfaqësues të bizneseve të prodhimit të pijeve joalkoolike, përpunimit të ushqimit dhe tregtisë me pakicë rreth furnizimit të tregut vendor dhe potencialit prodhues në vend.
Kurti ka vlerësuar se sektori i pijeve paraqet një shembull të rëndësishëm të potencialit prodhues dhe eksportues, duke shtuar se zgjerimi i tij kërkon kushte që u mundësojnë kompanive investime dhe depërtim në tregje të ja. «Përmes Planit Një Miliard Euro, synojmë të zëvendësojmë importet me prodhim vendor», ka shkruar ai. Për më tepër, kryeministri ka përmendur rritjen e pagës minimale nga 170 në 500 euro, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe punësimit të të rinjve.
Sipas Kurtit, zhvillimi i sektorit privat kërkon gjithashtu rregulla të barabarta për të gjitha bizneset dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ai ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 do të mbahen sërish takime me përfaqësuesit e bizneseve për të bërë vlerësimin e rezultateve të arritura.