Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Aliu: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t'i mbushim sheshet

Qytetarët janë mbledhur para Qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Qytetarë të mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Organizatori Durim Aliu tha se numri i vogël i protestuesve nuk i zmbraps nga vendimi për të protestuar, duke shtuar se shumica nuk guxojnë të dalin për shkak të vendeve të punës. «Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë», u shpreh ai.

Aliu: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t'i mbushim sheshet
Video · YouTube ↗

Në protestë foli edhe Princ Zogaj, i cili përmendi shifrat e largimit të të rinjve gjatë periudhës nga viti 2020 deri në vitin 2026, ku sipas tij Kosovën e kanë lëshuar mbi 200,000 të rinj e të reja, ndërsa kritikoi edhe gjendjen në arsim duke iu referuar rezultateve të PISA-s. Protestuesi Adrian Mustafa e quajti qeverisjen aktuale si më të dobëtën që nga përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999, ndërsa analisti Adem Qorrolli mori pjesë në tubim duke ngritur shqetësime për gjendjen e të moshuarve dhe kushtet e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme