Nyla Jean shpallet lojtarja më e mirë e javës në Superligën e Femrave
Basketbollistja e Bashkimit merr çmimin MVP pas paraqitjes në derbin ndaj Peja 03.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Basketbollistja amerikane e Bashkimit, Nyla Jean, është shpallur MVP e javës në Superligën e Femrave pas paraqitjes në ndeshjen derbi kundër Peja 03. Ajo e mbylli takimin me 21 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, duke regjistruar indeksin 25 të efiçiencës për të udhëhequr skuadrën drejt fitores në paraqitjen e saj të parë.
Në pesëshen më të mirë të javës janë përfshirë edhe dy lojtare të tjera të Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Enisa Kamerolli. Muhadri kontribuoi me gjashtë pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, ndërsa Kamerolli regjistroi 13 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. Pjesë e pesëshes kryesore janë bërë gjithashtu Miyu Mizukawa e Trepçës, e cila shënoi 28 pikë, tri kërcime dhe dy asistime në fitoren ndaj Prishtinës, si dhe Brittiney Seymour e Peja 03 me tetë pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.