Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 21:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Nufi: Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Dukat

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi se në Dukat ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Redaksia ZHURMA 20:55 1 min lexim
Nufi: Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Dukat
FOTO · ata.gov.al Arkivi ZHURMA

TIRANË, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi se në Dukat ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Sipas tij, 70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, dy efektivë të Policisë Ushtarake dhe dy avionë zjarrfikës – në vijën e parë të përballimit të një situate jo të lehtë.

Video · Facebook ↗

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit, theksoi Nufi. Ministri shprehu mirënjohjen për efektivët e angazhuar, teksa shtoi se vijon monitorimi i situatës në terren, ndërsa trupat mbeten në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Burimet: ATSH (klaster 1 outlets).

Komentet