NPL «Tregu» angazhohet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike në fshatrat e…
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale «Tregu» po kujdesen për pastërtinë në fshatrat e Gjilanit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale «Tregu» janë angazhuar në fshatrat e komunës së Gjilanit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirave publike. Menaxhmenti i ndërmarrjes bën të ditur se ekipet e terrenit po kujdesen vazhdimisht për pastërtinë përgjatë rrugëve.
Si sfidë kryesore, nga ndërmarrja theksohet papërgjegjësia e disa drejtuesve të automjeteve që hedhin mbeturina, kanaçe apo pako cigaresh nga dritaret gjatë lëvizjes. Në njoftimin zyrtar përcillet apeli: «Prandaj, apelojmë te të gjithë qytetarët dhe veçanërisht te drejtuesit e automjeteve që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe kulturë qytetare. Krahas ruajtjes së ambientit, le të tregojmë edhe respekt për punën e këtyre punëtorëve të palodhshëm, të cilët çdo ditë kujdesen për pastërtinë e hapësirave tona dhe përballen me pasojat e sjelljeve të papërgjegjshme».