Kronikë e zezë
SHQ
Çfarë dëshmoi Noizy në procesin e grupit të Laert Haxhiut?
Reperi sqaron në gjykatë zanafillën e konfliktit me Cllevion dhe tregon për shpërthimin në Durrës.
Redaksia ZHURMA
12:28
Përditësuar 16:06
1 min lexim
DURRËS — Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut. Ai ka sqaruar zanafillën e konfliktit me Cllevion, duke deklaruar se ky i fundit "është i fiksuar me mua".
Noizy ka dhënë detaje edhe për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Ai ka thënë se ka qenë në të njëjtin pallat ku u vendos eksplozivi, me dritaren hapur, dhe se ka dëgjuar shpërthimin ndërsa flinte. "Më doli gjumi, zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv," ka rrëfyer ai në sallën e gjyqit.
Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA