Nivokazi shkëlqen me dy gola ndaj Vaduzit, kontribuon Rrudhani
Rilind Nivokazi shënon dy herë për Sionin në ndeshjen kundër Vaduzit, ndërsa Lutfi Dalipi luan titullar për vendasit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sioni ka regjistruar një paraqitje shumë të mirë në udhëtim ndaj Vaduzit, në kuadër të javës së 13-të të kampionatit zviceran, duke kryesuar me rezultatin 3-0. Sulmuesi Rilind Nivokazi ka qenë protagonist i madh i takimit, duke realizuar dy herë brenda katër minutash për skuadrën mysafire.
Nivokazi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 11-të, pas një asistimi të dhënë nga Donat Rrudhani, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, në të 15-tën, shënoi edhe golin e dytë personal. Me këtë dopietë, ai ka çuar në pesë numrin e golave të shënuar këtë sezon në kampionatin zviceran.
Në radhët e Vaduzit, Lutfi Dalipi e ka nisur ndeshjen si titullar nga minuta e parë. Dalipi refuzoi mundësinë për të luajtur për Zvicrën dhe pritet që në të ardhmen të vendosë se cilën përfaqësuese do të mbrojë, mes Kosovës dhe Shqipërisë.