Nisin punimet për rrugën Krushë e Madhe–Rahovec
Ministria e Infrastrukturës nis investimin për urën në Brestovc të Rahovecit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
RAHOVEC — Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur realizimin e punimeve në segmentin rrugor R204, që lidh Krushën e Madhe me Rahovecin, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve. Ndërhyrja fokusohet te ura e fshatit Brestovc, ku po punohet për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut dhe për ndërtimin e një trotuari për këmbësorë.
Sipas njoftimit zyrtar, vlera e këtij investimi kap shumën prej 153 mijë eurosh. Projekti parasheh eliminimin e rrezikut për përdoruesit e rrugës dhe krijimin e kushteve më të sigurta për lëvizjen e banorëve të zonës dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Afati i paraparë për përfundimin e këtyre punimeve është 60 ditë kalendarike.