Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Nis viti i ri shkollor për të miturit në Lipjan

Procesi edukativ ka filluar në hapësira të përgatitura nga vetë të miturit përmes punës praktike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ka filluar procesi mësimor për të miturit në kuadër të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan, sipas njoftimit të lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Hapësirat ku po zhvillohet mësimi janë përgatitur dhe rinovuar nga vetë të miturit, përmes angazhimit në punë praktike dhe aftësim profesional.

Nis viti i ri shkollor për të miturit në Lipjan
Foto: dukagjini.com

Aktivitetet për mbarëvajtjen e këtij procesi janë zhvilluar nën vëzhgimin e zyrtarit përgjegjës për koordinimin e mësimit, Bekim Miftari, së bashku me mbështetjen e gjithë stafit të kësaj qendre. Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Fitim Bërbatovci, ka uruar të miturit dhe mësimdhënësit për një periudhë sa më të suksesshme.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme