Nis seanca e parë gjyqësore për ish-profesorin Xhevat Krasniqi
Ish-profesori i Mjekësisë del para gjykatës për ngacmim seksual pas disa shtyrjeve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Seanca e parë ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”, është caktuar të mbahet të premten, më 13 nëntor, në orën 09:30. Gjykimi ishte paraparë të niste rreth dy muaj më parë, por nëntë seancat e planifikuara paraprakisht janë shtyrë njëra pas tjetrës.
Në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve. Sipas Prokurorisë, deklaratat e tyre përputhen me njëra-tjetrën dhe përbëjnë disa nga provat mbi të cilat mbështetet akuza ndaj tij. Duke rrëfyer pretendimet për sjelljen e ish-profesorit, njëra nga studentet ka deklaruar se ai i kishte thënë: «M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’».
Xhevat Krasniqi prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë, ndërsa seanca e së premtes pritet të shënojë fillimin e procesit gjyqësor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


