Reshjet e borës përfshijnë Prevallën dhe Bjeshkët e Rugovës
Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat malore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Reshjet e para të borës kanë përfshirë Prevallën, Bjeshkët e Rugovës dhe zona të tjera malore të Kosovës. Për shkak të uljes së temperaturave dhe mundësisë së krijimit të ngricave në rrugë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Në njoftimin e lëshuar përmes rrjetit social Facebook, thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës e trajtimin e ngricave. Autoritetet kanë rikujtuar se mbajtja e pajisjeve dimërore është e detyrueshme nga data 15 nëntori deri më 15 mars.
Drejtuesve të automjeteve u është rekomanduar kontrollimi i gjendjes së gomave para nisjes, përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës gjatë vozitjes, mbajtja e një distance më të madhe nga automjetet e tjera dhe shmangia e frenimit të menjëhershëm.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


