Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit pas atentatit në Fier

Numri i viktimave pas të shtënave me armë zjarri në lagjen 1 Maji ka shkuar në dy, pasi 47-vjeçari Jakup Hasani nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Redaksia ZHURMA · · 3 min lexim

FIER — Jakup Hasani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit gjatë natës, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga atentati me armë zjarri i regjistruar të hënën në lagjen «1 Maji» ku mbeti i vrarë xhaxhai i tij, Selami Hasani. 47-vjeçari u dërgua me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit pas atentatit në Fier
Foto: gazetatema.net

Ngjarja vjen pas sulmit me armë zjarri ku mbeti i ekzekutuar Selami Hasani dhe u plagos i afërmi i tij, ndërsa autoritetet policore gjetën një automjet të djegur në Dermenas, siç raportoi Zhurma më 23 nëntor 2026.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:40 në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën «Sel Çami». Viktimat ndodheshin në oborrin e vilës së rrethuar me mure të larta dhe të pajisur me kamera sigurie, kur persona të armatosur u afruan dhe qëllojnë me breshëri në drejtim të tyre. Nga të shtënat, Selami Hasani mbeti i vrarë në vendngjarje, kurse nipi i tij mori tre plumba, dy në pjesën e barkut dhe një në nofull. 47-vjeçari Jakup Hasani u shtrua në reanimacion pas operacionit në Spitalin Rajonal të Fierit, por gjendja e tij u förkeqësua gjatë natës.

Pas sulmit kriminal, policia njoftoi se ka gjetur një mjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë atentatit, brenda të cilit u gjetën edhe dy armë zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Policia deklaroi se «në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe u plagos shtetasi J. H., 47 vjeç, bëjmë me dije se shtetasi J. H, ka ndërruar jetë gjatë natës në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve».

Pyetje e përgjigje

Sa persona kanë humbur jetën nga atentati në Fier?

Numri i viktimave ka shkuar në dy persona, pas vdekjes së Selami Hasanit në vendngjarje dhe nipit të tij Jakup Hasani në spital.

Çfarë provash gjeti policia pas ngjarjes?

Policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se u përdor nga autorët, brenda të cilit u gjetën dy armë zjarri.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 23 nëntor Selami Hasani ekzekutohet me armë zjarri në Fier
  2. 23 nëntor Selami Hasani ishte dënuar më parë për vrasjen e një familjari të Ben Qimes
  3. 23 nëntor Atentati në Fier: Nipi i Selami Hasanit dal nga rreziku pas operacionit
  4. 24 nëntor Ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit pas atentatit në Fier · ky artikull
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme