Nis ndërtimi i Kullës së Heroit Rexhep Bislimi në Viti
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti ka nisur ndërtimin e Kullës së Heroit Rexhep Bislimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Viti, ka filluar punimet për ndërtimin e Kullës së Heroit të Kombit, Gjeneral Major Rexhep Bislimi. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Vitisë dhe qytetarët, ndërsa synon ruajtjen e kujtimit dhe nderimin e jetës e veprës së këtij luftëtari të hershëm të çështjes kombëtare.
Kryetari i OVL-UÇK-së në Viti, Idriz Quni, ka ftuar bashkëluftëtarët, mërgimtarët, bizneset dhe të gjithë qytetarët që të kontribuojnë financiarisht për përfundimin e këtij projekti përkujtimor. Të gjithë të interesuarit që kanë vullnet dhe mundësi për të ofruar mbështetjen e tyre mund të kontaktojnë organizatën në numrin e telefonit 049 250 258.