Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Zelensky mbërrin në Stamboll për takim me Erdoganin

Presidenti ukrainas ka udhëtuar drejt Turqisë për një vizitë pune ku do të diskutojë për luftën dhe sigurinë rajonale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Stamboll pas një ftese zyrtare nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Në aeroport, kreu i shtetit ukrainas është pritur nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Zelensky mbërrin në Stamboll për takim me Erdoganin
Foto: javanews.al

Sipas njoftimit të Presidencës turke, vizita e punës përfshin bisedime rreth luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, çështjeve të sigurisë në Detin e Zi dhe marrëdhënieve dypalëshe. Kreu i Komunikimit i Presidencës ka shtuar se udhëheqësit do të shqyrtojnë gjithashtu zhvillimet aktuale në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme