Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Breshëri dëmton rëndë bujqësinë në Istog e Skenderaj

Komunat e prekur kanë filluar evidentimin e dëmeve, kurse i është bërë thirrje qeverisë për mbështetej urgjente për fermerët

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Reshjet e fundit të breshëritë në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa kultura bujqësore. Komuna më e prekur nga këto reshje është ajo e Istogut, ndërsa më pak janë prekur komuna e Skenderajt, Suharekës dhe disa komuna tjera.

Breshëri dëmton rëndë bujqësinë në Istog e Skenderaj
Foto: Deputy Secretary Censky and Guatemalan Delegation visit workers at Ground Roots / Wikimedia Commons

Sipas njoftimit nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, bujqësia është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe çdo dëm i shkaktuar në këtë sektor kërkon reagim të shpejtë dhe konkret nga institucionet.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka treguar se menjëherë janë duke i ndërmarrë masa për dëmet e shkaktuara nga reshjet e breshrit. Si rezultat, komisionet janë në terren që nga mëngjesi i sotëm dhe vlerësimi komunal i dëmeve do të përfundojë në afat rekord prej 7 ditësh kalendarike.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, dje ka vizituar fermerët e prekur nga breshëri në Komunën e Istogut, ku është njoftuar nga afër me dëmet në kulturat bujqësore.

Gjatë vizitës, ministri Muja ka theksuar se hapi i parë institucional është vlerësimi profesional i dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, në përputhje me procedurat ligjore, duke përshëndetur faktin që ky komision tashmë është themeluar nga Komuna e Istogut.

Edhe Komuna e Skenderajt ka filluar evidentimin e dëmeve. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga breshëri që ka goditur këtë komunë.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër gjendjen në zonat e prekura.

Vizitat janë zhvilluar në fshatrat Vajnik, Burojë, Likoc dhe Izbicë, ku, sipas Drejtorisë, janë evidentuar dëme të konsiderueshme në kulturat e drithërave, pemëve dhe perimeve.

Burim: Nacionale

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme