Nina Kqiku fiton çmimin e tretë dhe titullin në Vjenë
Talentja nga Gjilani shkëlqen në garën ndërkombëtare të pianos në Vjenë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Talentja e re nga Gjilani, Nina Kqiku, ka arritur një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike duke marrë pjesë në garën Balkan International Piano Competition – Vienna 2026. Ajo është stolisur me Çmimin e Tretë në kategorinë e saj të moshës, si dhe është nderuar me titullin «Laureate of IPBC Vienna 2026» nën udhëheqjen e profesoreshës Hajrije V. Bislimi.
Në këtë garë prestigjioze konkurruan pianistë të rinj nga 28 shtete të ndryshme të botës. Momenti kulmor i këtij rrugëtimi u shënua në Gala Finalen e mbajtur në Mozarthaus në Vjenë, ku u konfirmua niveli i lartë interpretues dhe përgatitja artistike e nxënëses nga Gjilani.
Shkolla e Muzikës në Gjilan ka shprehur krenarinë e saj përmes një njoftimi publik për këtë përfaqësim dinjitoz. Ky sukses dëshmon potencialin e madh që kultivohet në institucionet arsimore vendase, duke e bërë të dëgjueshëm emrin e qytetit përtej kufijve të Kosovës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar