Ana Ejupi dhe Kevini festojnë dyvjetorin dhe presin fëmijën e parë
Çifti i njohur shënon përvjetorin e lidhjes ndërkohë që në muajin janar pritet të vijë në jetë vajza e tyre.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ana Ejupi dhe Kevin kanë festuar dyvjetorin e lidhjes së tyre duke ndarë fotografi të ndryshme në rrjetin social Instagram. Me këtë rast, ajo i ka dedikuar një mesazh plot dashuri partnerit të saj, ku ka sjellë në vëmendje sfidat dhe momentet e bukura të kaluara gjatë kësaj periudhe. «Jam shumë, shumë me fat edhe shumë falënderuese që je pjesë e imja. Sot i mbushim dy vite bashkë dhe shpresoj që kemi me u plak bashkë», ka shkruar ajo në postimin e saj. Përvjetori përkon me një kohë të veçantë për çiftin, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sipas paralajmërimeve të mëparshme, vajza e tyre pritet të lindë në muajin janar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar