Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Nga nesër në Shkup mund të lëshohet ngrohja qendrore

Sezoni i ngrohjes mund të nisë para 15 tetorrit në Shkup, nëse temperaturat mesatare përmbushin kushtet e përcaktuara.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKUP — Përdoruesit e sistemeve të ngrohjes qendrore të administruara nga SHA EMV përmes «EMV Heat Supply DOOEL» dhe degës Energjetika mund të furnizohen me energji termike, pasi parashikimet përmbushin rregulloret në fuqi. Megjithëse sezoni i ngrohjes fillon zyrtarisht në mesin e muajit tetor, rregulloret lejojnë nisjen e hershme në periudhën nga e para deri më 15 tetor, kur temperatura mesatare e jashtme e ditës paraprake barazohet ose zbret nën dymbëdhjetë gradë celsius.

Nga nesër në Shkup mund të lëshohet ngrohja qendrore
Foto: shenja.tv

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, për datën 13 tetor parashikohet një temperaturë mesatare e jashtme prej dymbëdhjetë gradë celsius, duke plotësuar kriteret e përcaktuara nga Komisioni Rregullator për Energji. SHA EMV njoftoi se informacioni mbi përmbushjen e kushteve për ditën pasardhëse do të publikohet çdo ditë në faqen e tyre të internetit deri në datën pesëmbëdhjetë.

Gjatë tetorit dhe gjysmës së parë të nëntorit, kur moti ndryshuje shpesh, furnizimi me energji termike do të përshtatet sipas temperaturave të ajrit gjatë ditës. Rrjedhimisht, shpërndarja e energjisë rritet kur temperaturat ulen dhe zvogëlohet kur ato ngrihen.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →