Kamberi: Vuçiqi po e zhvendos debatin te kërcënimet
Shaip Kamberi thotë se Aleksandar Vuçiqi po e sulmon listën e përbashkët të partive shqiptare për të zhvendosur vëmendjen nga të drejtat.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur akuza ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ai po e sulmon listën e përbashkët të partive shqiptare për zgjedhjet e 25 tetorit.
Kamberi ka theksuar se ky debat është më i thellë se numri i mandateve dhe se çështja qëndron te përfaqësimi politik. «Pse A. Vuçiq paraqitet aq i shqetësuar me bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët? Kjo sjellje e tij duhet parë përtej numrit të mandateve që mund të fitojë Koalicioni shqiptar», ka shkruar ai, duke shtuar se rëndësi ka se çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht.