Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për gratë në diplomacinë energjetike

Në Forumin e parë të Diplomacisë Energjetike është nënshkruar Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave.

Redaksia ZHURMA · · 3 min lexim

SHKUP — Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë e energjisë u nënshkrua në Forumin e parë të diplomacisë së energjetikës «Burimet e energjisë së rinovueshme dhe gratë në energjetikë», ku morën pjesë mbi 200 të ftuar vendas dhe të huaj.

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për gratë në diplomacinë energjetike
Foto: tetovasot.com

Ngjarja e organizuar mblodhi zyrtarë të lartë qeveritarë, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, përfaqësues nga komuniteti diplomatik dhe sektori privat, të cilët diskutuan për sfidat dhe mundësitë në sektorin e energjisë.

Para nënshkrimit të dokumentit, ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska, tha se «nga Shkupi sot dërgojmë mesazh për diplomacinë që lidh, për partneritetet që zgjasin dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen».

Sipas ministres Bozhinovska, diplomacia energjetike u jep mundësinë institucioneve t'i shndërrojnë interesat në qëllime të përbashkëta dhe se e ardhmja e energjisë nuk mund të formësohet pa gratë që kanë njohuritë, përvojën dhe guximin për të udhëhequr.

Ajo theksoi se gratë duhet të vendosin prioritete, të negociojnë, të ndërtojnë partneritete dhe të marrin përgjegjësi për rezultatet, duke shtuar se nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësim, por për ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

Ministrja shtoi se Deklarata e Shkupit konfirmon angazhimin e përbashkët për sigurinë energjetike, tranzicionin e qëndrueshëm dhe liderizmin femëror, me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara, UNDP-së dhe Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën.

Gjatë diskutimeve në forum, Bozhinovska u ndal edhe te burimet e rinovueshme, duke përmendur se për të prodhuar më shumë energji nga dielli dhe era duhet investuar në rrjetet e transmetimit te konsumatorët.

Në këtë drejtim, ajo shtoi se u diskutua edhe mënyra se kaipërdorim financimi i gjelbër mund të ndihmojë familjet dhe kompanitë e vogla të investojnë në burime të rinovueshme dhe në efikasitetin energjetik.

Vlera e deklaratës, sipas saj, do të shihet te iniciativat që do të dalin në të ardhmen, partneritetet që do të ndërtohen dhe mundësitë e hapura për gratë në marrëveshjet strategjike.

Ministrja shprehu gjithashtu shpresën se ky forum do të rezultojë në aleanca të qëndrueshme dhe në afrimin e grave si pjesëmarrëse të barabarta në negociata për të ardhmen energjetike.

Pyetje e përgjigje

Sa persona morën pjesë në Forumin e parë të Diplomacisë Energjetike?

Në forum morën pjesë mbi 200 të ftuar vendas dhe të huaj, përfshirë zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të sektorit privat.

Kush e nënshkroi Deklaratën e Shkupit dhe çfarë synon ajo?

Deklarata u nënshkrua në kuadër të forumit ku ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska theksoi angazhimin për siguri energjetike dhe pjesëmarrje më të madhe të grave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme