Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kostovski shmang përgjigjen për Ligjin e gjuhëve në Butel

Kryetari i Komunës së Butelit refuzon të përgjigjet për mosekzekutimin e Ligjit të gjuhëve në parkun e ri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nuk është përgjigjur kur është pyetur nga gazetarët se përse nuk e ka zatuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në parkun e ri të kësaj komune. Gjatë një konference për shtyp, ai është pyetur dy herë rreth kësaj çështjeje, por ka folur për tema të tjera dhe e ka ftuar gazetarin ta vizitojë parkun. «Ju dëshiroj nga zemra që edhe ju ta shijoni parkun, të vini ta vizitoni», u shpreh ai.

Kostovski shmang përgjigjen për Ligjin e gjuhëve në Butel
Foto: albeu.com
Video · Facebook ↗

Në hyrje të parkut të ri, mbishkrimi ishte vendosur fillimisht vetëm në gjuhën maqedonase, çka nxiti përplasje në Këshillin e Komunës. Më pas, disa banorë me vetiniciativë vendosën edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në këtë komunë jetojnë mbi 14 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë 37,1 për qind të popullsisë rezidente, ndërsa maqedonasit përbëjnë 44,8 për qind me rreth 17 mijë banorë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme