Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shqipëria me pagat më të ulëta në Europë, sa një e katërta e mesatares së BE-së

Të dhënat e fundit tregojnë se punonjësit në Shqipëri paguhen mesatarisht katër herë më pak se në Bashkimin Europian.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Punonjësit shqiptarë vazhdojnë të mbeten ndër më pak të paguarit në Europë, ku paga mesatare vjetore arrin në rreth një të katërtën e nivelit të Bashkimit Europian. Sipas statistikave të INSTAT-it, paga mesatare mujore bruto ishte rreth 84 mijë lekë, e barasvlershme me 10,320 euro në vit, ndërkohë që në Bashkimin Europian mesatarja vjetore arriti në 41,464 euro për vitin 2025.

Shqipëria me pagat më të ulëta në Europë, sa një e katërta e mesatares së BE-së
Foto: boldnews.al

Hendeku mbetet i dukshëm edhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria lë pas vetëm Kosovën. Serbia kryesoi rajonin me një pagë mesatare vjetore bruto prej rreth 15,480 eurosh, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova shënoi një pagë mesatare mujore bruto prej 713 eurosh.

Krahasimet me vendet e Bashkimit Europian tregojnë se Shqipëria mbetet pas edhe se Bullgaria, e cila regjistroi pagën më të ulët në bllok me 16,201 euro në vit. Ndërkohë, Luksemburgu kryesoi renditjen europiane me 85,609 euro, ndërsa në vendet e preferuara për emigracion si Italia dhe Gjermania shifrat arritën përkatësisht në 34,213 euro dhe 56,360 euro.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme