Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:20 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Ndëshkohen pesë shoferë në Ferizaj për kundërvajtje të rënda në trafik

Katër shoferë me patentë shoferi të Kosovës u gjobiten gjobë prej 300 eurosh

Redaksia ZHURMA 14:38 Përditësuar 16:25 1 min lexim
Ndëshkohen pesë shoferë në Ferizaj për kundërvajtje të rënda në trafik
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

FERIZAJ — Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar pesë shoferë që kryen kundërvajtje të rënda në trafik, duke tejkaluar kolonën e automjeteve përmes shiritit emergjent në dalje të autostradës, në fshatin Bibaj. Ndëshkimi i pesë shoferëve ka ndodhur të premtën gjatë kontrolleve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor.

Sipas policisë, katër shoferëve me patentë shoferi të Kosovës u është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, janë penalizuar me 3 pikë negative dhe u është hequr leja e drejtimit për një periudhë prej një viti. Ndërkaq, shoferi me patentë shoferi të huaj është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit. Gjithashtu, qytetarët ftohen të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrit emergjent 192, numrave rajonalë të policisë ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke garantuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/ndeshkohen-pese-shofere-ne-ferizaj-per-kundervajtje-te-renda-ne-trafik/

— Redaksia ZHURMA

Komentet