Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare historiani Muharrem Dezhgiu
Instituti i Historisë ka njoftuar ndarjen nga jeta të studiuesit dhe historianit të njohur shqiptar, prof. dr. Muharrem Dezhgiu.
Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta historiani dhe studiuesi i njohur shqiptar, prof. dr. Muharrem Dezhgiu. Lajmi për ikjen e tij është bërë i ditur nga Instituti i Historisë, i cili ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një prej kolegëve dhe studiuesve të tij më të respektuar.
Gjatë veprimtarisë së tij, Dezhgiu i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës studimit dhe dokumentimit të historisë kombëtare. Ai kontribuoi si autor dhe bashkautor në një sërë veprash akademike, duke përfshirë studime mbi Shqipërinë gjatë pushtimeve italiane dhe gjermane, Luftën e Dytë Botërore, si dhe zhvillimet politike të periudhës pas vitit 1944. Institucioni akademik u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, duke vlerësuar lart kontributin e tij në historiografinë shqiptare.

