Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati

Faton Bislimi ka thyer heshtjen duke shprehur gatishmërinë për t’u bërë president i Kosovës, pas mbështetjes së marrë nga personalitete vendase e ndërkombëtare.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Faton Bislimi ka thyer heshtjen përmes një statusi në rrjetet sociale, duke shprehur publikisht gatishmërinë për t’u bërë president i Kosovës. Emri i tij ishte propozuar fillimisht nga ish-ambasadori amerikan, William Walker.

Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati
Foto: kallxo.com

Bislimi ka përmendur mbështetjen e marrë nga ish-kongresmeni amerikan, Joe DioGuardi, familjet e heronjve Sali Çekaj e Agim Ramadani, shqiptarët e Luginës së Preshevës, miq e kolegë nga Harvard Kennedy School, si dhe nga qytetarët e diaspora.

Ai ka theksuar se nuk e ka parë asnjëherë shërbimin ndaj Kosovës si çështje pozite, por si mision. Sipas tij, kandidatura e tij nuk është kërkesë drejtuar një partie dhe nuk është ndërtuar kundër askujt, por mbetet një ofertë për t'i shërbyer Republikës së Kosovës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme