Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sofia Moreira de Sousa merr detyrën dhe dorëzon letrat kredenciale te Begaj

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Republikës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën pas përfundimit të mandatit të diplomatit italian Silvio Gonzato. Gjatë takimit në Presidencë u diskutua për procesin e integrimit evropian, reformat në vend dhe objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësim të plotë.

Sofia Moreira de Sousa merr detyrën dhe dorëzon letrat kredenciale te Begaj
Foto: javanews.al

Më parë, diplomate portugeze ka shërbyer si Kryetare e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe ambasadore e BE-së në Kep Verde, ndërsa tani merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë në një fazë të avancuar të negociatave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →