Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje02:45 Kosova shënon 25-vjetorin e 11 Shtatorit me aktivitete solidariteti dhe mesazhe mirënjohje02:42 Elvana Gjata tërheq vëmendjen me fustan shumëngjyrësh pranë pishinës02:35 Dy të dyshuar turq arrestohen për plagosjen e kosovarit në Mynih02:32 Aksident i rëndë në Gostivar–Mavrovë, dyshohet për viktima
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Ndërtimet pa leje në Liqenin e Ohrit do të rrënohen

Komuna e Strugës po shqyrton kërkesat për legalizim, por 4.847 objekte pa leje do të bëhen rrafsh

Redaksia ZHURMA 19:28 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Ndërtimet pa leje në Liqenin e Ohrit do të rrënohen
FOTO · Foto: Lake Ohrid, Macedonia-Albania viewed from a NASA satellite / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

STRUGË — Ndërtimet pa leje që shtrihen në zonën e mbrojtur të UNECO-s rreth Liqenit të Ohrit do të rrënohen, thotë kryetari i Strugës Mendi Qyra. Sipas tij komuna po shqyrton kërkesat për legalizime, por të gjitha objektet që nuk i përmbushin kushtet apo pengojnë infrastrukturën dhe planin gjeneral urbanistik, do të bëhen rrafsh me tokë, pasi që për plazhet e liqenit do të ketë edhe një ligj të ri.

“Iu bëj thirrje publike të gjithë qytetarëve të Strugës, të cilët kanë ide në bregun e Liqenit të ndërtojnë i kisha lutur të mos ndërtojnë sepse të gjitha do të rrënohen, ato që janë pa leje. Mandej pritet të sillet edhe një ligj për plazhet, të cilat do të kufizohen dhe varet si do të jetë forma më e përshtatshme për ato ndërtime pa leje. Struga ka shumë objekte pa leje”, tha Mendi Qyra.

Prej disa vitesh arrijnë vërejtje për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. “Ndërtimet pa leje te ne kanë shkaktuar turbulenca gjithmonë jo vetëm ekonomike por edhe politike, vazhdoj të jem kundër ndërtimeve pa leje, bilës jam edhe kundër ligjeve që janë për legalizimin e këtyre ndërtimeve sepse i stimulon ndërtimet pa leje. Jemi në bisedime me Ministrinë e Transportit dhe me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje për ndërtimet pa leje që janë rreth liqenit, për të cilat jemi në vëzhgim të UNESCO-s”, deklaroi Qyra.

Javën e kaluar autoritet kumtuan që Liqeni i Ohrit e ka ruajtur statusin e trashëgimisë botërore, por me obligim që Maqedonia dhe Shqipëria deri në vitin 2030 t’i zbatojnë vërejtjet dhe rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Vendimi për shtyrjen futjes së rajonit të Ohrit në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik, u mor në mbledhjen e Komitetit për trashëgimi botërore, e cila u mbajt në Korenë e Jugut. Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë përfundime, përkatësisht është përcaktuar qartë një kornizë që përfshin disa çështje, si planifikimi urbanistik, mbrojtja e mjedisit jetësor, ndërsa në bisedime është diskutuar edhe për trasenë e Korridorit 8 te pika kufitare Qafë Thanë.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Komentet