Ndahet nga jeta në Gjenevë mërgimtari Artan Bytyqi
Në moshë të re ka ndërruar jetë mërgimtari Artan Bytyqi nga fshati Mirosalë i Ferizajit, i cili ka vdekur në Gjenevë të Zvicrës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FERIZAJ — Në moshë të re ka ndërruar jetë Artan Bytyqi nga fshati Mirosalë, i lindur në vitin 1989. Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit dhe familja Bytyqi, e cila ka njoftuar se i ndjeri ka vdekur në Gjenevë të Zvicrës. Përmes njoftimit, familja ka shprehur dhimbjen për humbjen e djalit, vëllait dhe nipit të tyre, ndërsa të afërmit dhe bashkëfshatarët kanë dërguar ngushëllime.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 10 nëntor 2026, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Mirosalë.