Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mustafa: Familjet e varfra shpenzojnë të ardhurat për ushqim

Deputeti i PDK-së kritikon Qeverinë për rritjen e çmimeve dhe inflacionin.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër Qeverinë për rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «DPT te Fidani», ai ka deklaruar se ka një rritje të theksuar të inflacionit në vend.

Mustafa: Familjet e varfra shpenzojnë të ardhurat për ushqim
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas tij, te familjet në gjendje të rëndë ekonomike, pothuajse të gjitha të ardhurat shkojnë për mallra bazike dhe ushqim, duke mos lënë hapësirë për shpenzime të tjera. «Sa më të ulëta që janë të ardhurat e një familjeje, përqindja e të ardhurave që shkojnë në mallra bazike, në ushqim, është më e madhe. Domëthënë që nëse mesatarisht për një familje shkojnë 60% e të ardhurave në ushqim, për një familje të varfër shkojnë edhe më shumë dhe nuk mbetet asgjë tjetër», ka theksuar Mustafa.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 25 kamera →