Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Politikë Trojet

Kamberi dhe Mustafa alarmojnë se Vuçiqi po synon të pengojë votimin e diasporës

Shaip Kamberi dhe Bajram Mustafa deklarojnë se presidenti i Serbisë synon t'ua pamundësojë shqiptarëve votimin në zgjedhje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kamberi dhe Mustafa alarmojnë se Vuçiqi po synon të pengojë votimin e diasporës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon t'i pengojë shqiptarët nga diaspora që të vijnë për të votuar në zgjedhjet e 25 tetorit që organizohen në Serbi, sipas Shaip Kamberit dhe Bajram Mustafës. Të dy janë kandidatë për deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi ka thënë se deklaratat se shqiptarët do të vijnë nga diaspora dhe se do të pengohen përbëjnë shkelje flagrante. Ndërkohë, Bajram Mustafa ka kujtuar se më herët kishte frikë se shqiptarët do ta merrnin pushtetin në Medvegjë dhe se ata janë penguar të hyjnë në Serbi nga Kosova. Mustafa theksoi se duhet të gjenden rrugë dhe mënyra që qytetarët të votojnë të lirë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →