Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të…
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar situatën e krijuar lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar situatën e krijuar lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Mustafa thotë se në situatën e krijuar, vendi ka nevojë shumë më tepër të ketë organe të kosoliduara shtetërore. "Është procesi i Hagës, ballafaqimi me ndryshimet e mëdha gjeopolitike dhe situatën e rëndë ekonomike, të cilat kërkojnë shtet të organizuar dhe politika të qarta. Sa i përket profilit për presodent, atë e ka përcaktuar Kushtetuta; ai /ajo bëhet jopartiak në momentin që zgjedhet, pa e marrë detyrën, ndërkaq konsesual për shumicën bëhet kur i merr votat e nevojshme," ka thënë Mustafa për IndeksOnline. Mustafa thotë se vota është vullnet i lirë dhe përgjegjësi e deputetëve.
Burimet: Ekonomia Online; RajoniPress (Gazete Rajonale Online); Suhareka Online; Veriu.info (klaster 4 outlets).