Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndalon MPB-ja në kodin e ri të veshjes për qytetarët?

Ministria e Punëve të Brendshme kufizon veshjen në zyrat e saj, duke ndaluar pantallonat e shkurtra, tutat sportive dhe shapkat.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur një kod të ri veshjeje për punonjësit dhe qytetarët që hyjnë në ambientet e Departamentit për Çështje Civile. Njoftimi i MPB-së thotë se rregulli synon "ruajtjen e standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë".

Çfarë ndalon MPB-ja në kodin e ri të veshjes për qytetarët?
Foto: telegrafi.com

Sipas kodit, si "të papranueshme" konsiderohen: funde shumë të shkurtra e të ngushta, pantallona të shkurtra plazhi, veshje që ekspozon barkun, gjoksin ose të brendshmet, tuta sportive, veshje shtëpie apo për klube nate, si dhe shapka, pantofla, klompa e apostolka. Gjithashtu ndalohen veshjet me tekste, figura ose emblema fyese.

MPB i lut qytetarët që para se të vijnë për tërheqjen e dokumenteve personale, pasaportave apo shërbimeve administrative të sigurojnë që paraqitja të jetë "në përputhje me normat e pranuara botërisht për institucionet publike". Të gjithë punonjësit e departamentit janë të obliguar të respektojnë kodin e veshjes së MPB-së.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme