MPB-ja nis procedurat disiplinore dhe suspendimin për gjashtë policë
Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr masa ndaj gjashtë zyrtarëve policorë pas verifikimeve për përdorim të tepruar të forcës fizike.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ndërmarrjen e masave dhe veprimeve lidhur me ngjarjen e regjistruar gjatë ushtrimit të autorizimeve policore, ku u shkaktuan lëndime trupore dhe u përdor forcë e tepruar fizike ndaj personave. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka kryer verifikime përmes incizimeve të siguruara të ngjarjes dhe deklaratave të marra nga dëshmitarët. Nga këto veprime janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e punonjësve të policisë. Për këtë arsye, ndaj gjashtë zyrtarëve do të inicohet procedurë disiplinore për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, ndërsa do të shqiptohen edhe masa për largimin nga vendi i punës dhe suspendimin e tyre. Rasti ka të doje me incidentin e ndodhur gjatë muajit tetor, i cili ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe nga ana e partive politike, të cilat kanë kërkuar hetime të plota dhe të paanshme lidhur me pretendimet e personave të keqtrajtuar.
Sa i përket kallëzimeve lidhur me ngjarjet penale-juridike, të dorëzuara në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm dhe në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, prokuroritë kompetente kanë lëshuar urdhra për ekspertizë mbi bazën e të cilave po veprohet aktualisht. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të tërësishëm të materialit të provave do të parashtrohen parashtresat përkatëse për të gjitha aspektet e tjera ligjore të incidentit.