Moti në Maqedoni shënon rënie të temperaturave
Si do të lëvizin temperaturat gjatë ditëve të fundjavës dhe kur pritet të rikthehen stuhitë e shiut?
SHKUP — Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të fryjë një erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të ulet ndjeshëm në krahasim me ditën e djeshme, duke shënuar vlera nga 25 deri në 33 gradë. Ky ndryshim sjell një freskim të përkohshëm në vend.
Në Shkup parashihet mot kryesisht me diell dhe erë të lehtë veriperëndimore. Temperatura minimale do të bjerë deri në 13 gradë, kurse maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë. Ky mot i ngjashëm kryesisht me diell do të vazhdojë deri të hënën.
Megjithatë, të martën në nivel lokal dhe të mërkurën në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, të ndjekura nga erëra të forta dhe bubullima. Nga e enjtja moti sërish do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell.
Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.