Si do të ndryshojë moti në Maqedoni deri të martën?
Pse priten temperatura të larta dhe reshje shiu në Maqedoninë e Veriut?
SHKUP — Nën ndikimin e masës së ngrohtë të ajrit nga jugu, moti në Maqedoninë e Veriut deri nga mesi i javës së ardhshme do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 39°C. Për sot, sipas DPH-së, priten temperatura deri në 38 gradë Celsius.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës, njofton Portalb.mk. Sipas parashikimit më të ri, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) paralajmëroi se në orët e pasdite të martës moti do të ndryshojë.
“Nga e marta në orët e pasdites, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e fuqishme. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme shiu, shkarkime elektrike, erë e fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior, e cila nga e enjtja do të jetë më e shfaqur përgjatë Vardarit dhe në disa vende do të tejkalojë shpejtësi prej 50 km/h”, thonë nga DPH.
Burim: Portalb.mk
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.